Qeveria Kurti javën e kaluar e ka përmbyllur tre mujorin e parë të vitit të dytë të qeverisjes.
Me këtë rast kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur për sukseset e qeverisë që ai drejton.
Kurti tha se politikat ekonomike të ndërmarra në vitin e kaluar kanë dhënë rezultat sivjet.
Ai theksoi se Kosova ka shënuar rritje ekonomike mbi 10 për qind.
I pari i qeverisë tha se vendit tonë i janë shtuar edhe 25 mijë vende të punës.
“Zhvillimi ekonomik ka qenë dhe mbetet prioriteti ynë. Gjatë vitit të kaluar, politikat dhe veprimet tona kanë pasur ndikim pozitiv. Kemi shënuar rritje ekonomike prej 10.53 % të bruto produktit vendor, eksporti është rritur për 83 % dhe investimet e huaja direkte janë rritur për 22%”- tha Kurti.
“Ekonomisë ia kemi shtuar 25 mijë vende pune. Kemi shpërndarë mbi 400 milionë euro përmes Pakos sonë të Ringjalljes Ekonomike dhe për herë të parë në më shumë se një dekadë do ta rrisim pagën minimale nga 130 dhe 170 në 264 euro, që do të jetë e liruar nga tatimi”- theksoi ai./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...