Google ADS

Kurti: Kemi persona të zhdukur me dhunë dhe qindra familje që jetojnë me ankthin e pritjes

13:45 | 29 Gusht 2024
L G

Qeveria e Kosovës po punon për ruajtjen e zbardhjes së kujtesës kolektive. Kjo është rruga për të ndriçuar të vërteten e krimeve që ka kryer Serbia në Kosovë.

Kështu tha sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takimin për draft-metodologjinë e Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, për dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve të luftës, raporton Arbresh.info.

Sipas Kurtit, ky takim është një mundësi për ruajtjen e kujtesën kolektive, ndërsa për brezat e ardhshëm ndihmon në parandalimin e krimeve në të ardhmen.

“Kemi persona të zhdukur me dhunë dhe qindra familje që jetojnë me ankthin e pritjes. Qeveria e Kosovës po punon për ruajtjen e zbardhjes së kujtesës kolektive. Kjo është rruga për të ndriçuar të vërteten e krimeve që ka kryer Serbia në Kosovë. Ky takim është një mundësi për ruajtjen e kujtesën  kolektive. Për brezat e ardhshëm ndihmon në parandalimin e krimeve në të ardhmen. Mirëpresim kontributin tuaj”, tha Kurti.

Në anën tjetër drejtori Ekzekutiv i Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi, tha se rezultatet e këtyre bashkëpunimeve janë konkrete. Fal bashkëpunimit një sasi materiale respektivisht me 31 dhurues nga komuna të ndryshme gjithashtu koleksionues lokal ku kanë dëshmuar krimet e luftës në Kosovë.

“Takimi i sotëm është vazhdimësi e takimit të sotëm. Konsultimet tona me përfaqësuesit e institucioneve. Rezultatet e këtyre bashkëpunimeve janë konkrete. Fal bashkëpunimit një sasi materiale respektivisht me 31 dhurues nga komuna të ndryshme gjithashtu koleksionues lokal ku kanë dëshmuar krimet e luftës në Kosovë. Kemi punuar edhe në zhvillimin e infrastrukturës. Kemi zhvilluar një projekt për digjitalizim. Ne jemi këtu për të diskutuar metodologjinë e punës për hetimin e krimeve në Kosovë. Ky takim do të na çoj përpara në realizimin e kërkesave tona të përbashkëta”, tha Hetemi./Arbresh.info/

Të ngjashme