Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se në mbi 700 mijë objekte të skanuara në më pak se një muaj në Qendrën e parë të Digjitalizimit.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka shkruar se kanë ndarë mbi gjysmë milion euro për digjitalizimin e shërbimeve të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.
“Mbi 700 mijë objekte të skanuara në më pak se një muaj në Qendrën e parë të Digjitalizimit në vend dhe më të sofistikuarën në rajon për një arkiv digjital më të pasur të Bibliotekës sonë Kombëtare. Përmes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit kemi ndarë mbi gjysmë milion euro për digjitalizimin e shërbimeve të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Për publiken që ecën në hap me kohën”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info/
Gërvalla takon homologun nga Lituania, në fokus situata e si...
Haradinaj takohet me ambasadorin e Italisë në Kosovë, bisedo...
Nga “gruaja e akullt” te Elon Musk, emrat që mund të përbëjn...
Deputetja Kusari-Lila fiton betejën me kancerin e gjirit
Humbjet e Real Madridit, Carlo Ancelotti: Kemi gjetur proble...
Konjufca priti në takim pjesëtarë të Korit Siparantum, i për...