Kurti: Kemi ende probleme në kufirin me Serbinë, ‘Lista Serbe’ e lidhur me Vuçiqin dhe Putinin

16:12 | 2 Mars 2024
R J

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shprehu shqetësimin për problemet në kufirin me Serbinë, duke akuzuar ata që u pasuruan me luftën për kriminalitet.

Kurti gjithashtu theksoi lidhjet e Listës Serbe me Serbinë dhe Rusinë, duke kritikuar ideologjinë e tyre si fashiste, kjo është bërë e ditur përmes një interviste për Agjencinë Italiane të Lajmeve (AGI), transmeton Arbresh.info.

Kurti ka folur edhe për raportet me Italinë, me ç’rast ka thënë se në fillim e kishte konsideruar Giorgia Melonin të lidhur me të kaluarnë e saj djathiste dhe me fashizmin, megjithatë thotë se pasi ajo është bërë kryeministre e ka parë që ka krijuar raporte të shkëlqyera me Joe BIden dhe SHBA-në dhe që ka përkrahur Ukrainë

Sa i përket  anëtarësimit në BE, ai shprehu përpjekjet për të afruar Kosovën me Bashkimin Evropian./Arbresh.info/

Të ngjashme