Google ADS

Kurti: Kemi dëshmuar se korrupsioni nuk mund të jetë i lidhur me nivelin e lartë politik

14:41 | 10 Dhjetor 2021
S D

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se janë duke vazhduar të mbrojnë kauzën e tyre për drejtësi, barazi dhe luftë kundër krimit dhe korrupsionit.

Ai, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka theksuar se për këta muaj të qeverisjes së tij për tetë muaj e kanë dëshmuar se korrupsioni nuk i lidhur me nivelin e lartë, si Qeveria.

“Jmi në javën e sensibilizimit të luftës kundër korrupsionit, dua të ju sigurojë se do të vazhdojmë të mbrojmë kauzën që na ka sjell në Qeveri: Drejtësi, barazi dhe luftë kundër krimit dhe korrupsionit në çdo cep të Republikës”.

“Vlerësimet e Kosovës në organizata çdo vit raportonin se korrupsioni ishte i përqendruar rreth Qeverisë, dhe se fushat më të korruptuara ishin prokurimi publik, ndërmarrjet shtetërore dhe bizneset private. Për këta muaj të qeverisjes sonë kanë dëshmuar se korrupsioni nuk mund të jetë i lidhur me nivelin e lartë politik, sepse dikasteret qeveritare udhëhiqen nga profesionistë. Po e theksoj edhe sot po u dëshmuar e kundërta masat do të jenë të menjëhershme, sepse toleranca ndaj korrupsionit në këtë Qeveri është zero”,ka thënë Kurti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme