Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti në një postim në facebook e ka goditur kryeparlamentarin Kadri Vesleli duke thënë se ideja e tij për Tribunal ka të bëjë me Gjykatën Speciale dhe frikën e Veselit nga ajo.
Kurti ka shkruar se kërkesa e Veselit për Tribunal Ndërkombëtar për gjenocidin e Serbisë në Kosovë, është dorëzim para krimit të Serbisë dhe heqje dorë nha detyra e shtetit të Kosovës për të sjellë drejtësi për viktimat e luftës.
“Kërkesa për Tribunal Ndërkombëtar është dorëzim para krimit të Serbisë, është heqje dorë nga e drejta dhe detyra e shtetit tonë të pavarur, e Republikës së Kosovës, për të sjellë drejtësi për viktimat tona të luftës. Kjo kërkesë vetëm sa amniston prokurorët e Kosovës që paguhen nga buxheti i shtetit e të cilët sa i përket krimeve të luftës, në rastin më të mirë, ishin pasivë”, ka shkruar Kurti.
Ai po ashtu thotë se Veseli nuk e ka hallin e Tribunalit por të Gjykatës Speciale, duke shtuar se nuk e ka qëllim të sjellë drejtësi për viktimat e luftës dhe dënim për serbët, por t’i kundërvihet Gjykatës Speciale.
“Nuk e ka ky hallin e Tribunalit që na mungon por të atij Special që e kemi tepricë. Pra, nuk e ka qëllimin për të sjellë drejtësi për viktimat tona dhe dënim për kriminelët serbë (sepse i pati 20 vjet për këtë punë teksa kishte në pronësi thasë me informacion që pohonte se ShIK-u ka arritur t’ia marrë Serbisë). Jo, ai po orvatet t’i kundërvihet Gjykatës Speciale të cilën vetë këta e sollën më 3 gusht 2015, me trysni të paparë mbi deputetët e tyre”, thekson Kurti.
Kurti ka folur edhe rreth publikimit të fotografisë nga Flora Brovina, ku thotë se Veseli do duhej të merrte pqrgjegjësi.
“Në vend që sot të marrë përgjegjësi e të jap dorëheqje, ai ia hodhi krejt fajin deputetes së vet Flora Brovina, pasi që i dështoi orkestrimi i sulmit mbi deputeten tonë Saranda Bogujevci. A është e mundur që ky ende nuk po e kupton që s’i beson më kush?”, shkruan Kurti./Express
ECPMF, Kurtit: Anulojeni menjëherë vendimin për bojkotimin e...
Oda Ekonomike Amerikane takohet me Verman dhe Kasanofin, fla...
Gjykata e Nju Jorkut dënon Donald Trumpin
Krasniqi në Prishtinë: Ky përkushtim, dëshmi e fitores së PD...
Për tre vjet, numri i lejeve të dhëna në Kosovë për mbajtje ...
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit p...