Google ADS

Kurti ka vënë gurthemelet tek shtëpia e një nëne vetushqyese të komunitetit egjiptian

12:55 | 30 Qershor 2024
R J

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin, kanë vënë gurthemelet tek shtëpia e zonjës Bleranda Bajramaj nga komuniteti egjiptian në Gjakovë, e cila ka jetuar në kushte të rënda ekonomike.

Në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se Bajramaj është nënë vetushqyese e cila ka gjashtë anëtarë të familjes dhe një fëmijë me aftësi të kufizuara.

Tash e tutje, ajo do ta ketë një shtëpi të re për familjen e saj.

Kurti theksoi rëndësinë e mbështetjes për familjet në nevojë dhe angazhimin e qeverisë për të përmirësuar kushtet e jetesës për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Është detyrë e jona që të sigurohemi që çdo qytetar i Kosovës të ketë një strehë të sigurt dhe dinjitoze”, ka thënë Kurti.Ndërsa, ministri Krasniqi kujtoi se ky projekt është në vazhdën e përpjekjeve të ministrisë së Pushtetit Lokal për të ndihmuar familjet në nevojë gjithandej Republikës së Kosovës.

“Ne jemi këtu për të ndihmuar dhe për të qenë pranë qytetarëve tanë në moment të vështira të jetës së tyre,” ka thënë Krasniqi. /Klankosova.tv

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme