Kryemnistri në detyrë, Albin Kurti përmes një video-mesazhi ka bërë të qartë se gjendja në Mitrovicën veriore dhe në Zveçan është nën kontroll, pas prekjes së disa personave në këto dy vende nga koronavirusi.
Kurti, tha se ka politikanë e zyrtarë të lartë në Beograd, por edhe në Prishtinë që duan konflikt në Kosovë, sidomos në veti të Ibrit.
“Po ka politikanë e zyrtarë të lartë në Beograd që duan konflikt në Kosovë, sidomos në veri të Ibrit. Mirëpo ka politikanë e zyrtarë të lartë edhe në Prishtinë, që duan konflikt në Kosovë, sidomos në veri të Ibrit. Ata duan të provokojnë tensione, sepse ata duan incidente. Projekti i tyre i shkëmbimit territorial sikur të realizohej, do të shkaktonte konflikte e gjakderdhje të reja”, u shpreh Kurti, raporton arbresh.info.
Sipas tij, projekt i ndarjes së Kosovës dështoi.
“Tash duan konflikte e gjakderdhje në teren, për t’u rikthyer te shkëmbimi i territorial, përkatësisht te ndarja e Kosovës. Krejt njëjte është edh intenca për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme me çdo kusht e çmim: Pasi që nuk arritën ta shpallin për ta bërë, duanë ta bëjën që ta shpallin”, u shpreh Kurti.
Ai, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve, pa dallim, sidomos atyre në Mitrovicë, që të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bien në provokime e insinuata e intriga të ndryshme.
“Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, serbëve, e pakicave tjera në Kosovë, e posaçërisht në Mitrovicë, që të kenë kujdes, ta ruajnë gjakftohtësinë e të mos bien në kurthin e atyre, të cilët për t’i zbrazur shampanjat e tyre, kanë nevojë të derdhet gjaku jonë. Mos bini në provokime e insinuata e intriga të ndryshme. Ato janë kurthi në të cilin do të bien vetë ata brenda”, tha kryeministri Kurti.
Në veçanti ai u bëri thirrje kryetarit të komunës jugore të Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe kryetarit të komunës veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq, që të mos e acarojnë gjendjen.
Kurti po ashtu bëri të ditur se Qeveria në detyrë me të gjitha ministritë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), Policia e Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), dhe mekanizma të tjerë të shtetit, janë 24 orë në punë e shtatë ditë në javë, duke u ballafaquar bashkë kundër shpërndarjes së virusit korona. Sipas tij, deri tash është bërë një numër rekord i testimeve, dhe po vijnë ndihma nga BE dhe SHBA. Numri i të infektuarve është 140, të shëruarve 23 gjersa kemi një të vdekur.
Ndryshe, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, presidenti, Hashim Thaçi një ditë më parë kishte shkruar se situata e krijuar në komunat e veriut të Kosovës është e papranueshme dhe është rezultat i neglizhencës dhe papërgjegjshmërisë së Qeverisë së Republikës së Kosovës për t’i ndihmuar e mbrojtur qytetarët dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.
“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk guxon të lejojë që komunat në pjesën veriore të Kosovës të funksionojnë jashtë kontrollit menaxhues të institucioneve dhe organeve kompetente për parandalimin e pandemisë COVID-19, duke iu krijuar kështu hapësirë ilegale vepruese autoriteteve të Serbisë brenda territorit të shtetit tonë. Të gjitha masat e ndërmarra nga institucionet shëndetësore dhe ato të rendit e ligjit, Qeveria e Republikës së Kosovës e ka për detyrë të sigurohet që të zbatohen anekënd territorit të Republikës së Kosovës”, kishte shkruar Thaçi.
Ai po ashtu kishte shkruar se si President i Republikës së Kosovës jam duke e përcjellë me shumë shqetësim situatën e krijuar në veriun e Republikës së Kosovës./arbresh.info
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik