Duke folur për marrëveshjen Kosovë-Serbi, kryeministri Albin Kurti, shpjegoi se pse nuk ka nënshkrim, megjithatë këtë marrëveshje.
Kjo ngase ndërmjetësi evropian, sipas tij, në këtë rast vetë BE-ja, ka konstatuar një gjë të tillë.
“Jo vetëm kaq, por 27 shtete, në mbledhjen e tyre me 29 shkurt, e kanë pranuar këtë marrëveshje”, tha ai.
Kryeministri deklaroi se ka indikacione edhe fakte se Serbia po bën shkelje të marrëveshjes.
“Por unë pres nga BE e SHBA që sjelljen destruktive të Serbisë, ta gjykojnë e dënojnë”.
Sa i përket konstruktivitetit të tij në këtë proces, kryeministri Kurti tha se gjithmonë ka qenë i tillë.
“I lexoj mirë tekstet dhe kur shoh se ka koncepte universale si kjo, kur e ke brenda pavarësinë, integritetin territorial, barazinë e palëve, atëherë jam konstruktiv”.
Më tej kryeministri Kurti, duke folur për këtë marrëveshje, u shpreh se vetë ka pranuar ta nënshkruajë, por është shfaqur edhe destruktiviteti i Serbisë.
“Unë isha e vetmja palë që kam propozuar ide dhe kam qenë aktiv”.
“Por sa më aktiv e kreativ që bëhesha, aq më shumë ngjallej rezistenca e palës tjetër që u kurorëza me mos nënshkrim sepse edhe ata e dinë siç e di edhe unë që kjo është de-fakto njohje e Kosovës”.
“Barazia e palëve është fakt i pacënueshëm. Duke u pyetur se çfarë ka problem me këtë dokument-marrëveshje, ai tha se është fakti që mund të ketë edhe gjëra të tjera që do të mund të përfshiheshin në marrëveshje”.
“Por në parim është bazë shumë e mirë dhe mendoj se nuk ka diçka substanciale që e bën këtë marrëveshje të papranueshme, andaj e kam pranuar”.
Kryeministri tha se nuk mund të normalizohen marrëdhëniet pa adresuar çështjet e së kaluarës, e jo vetëm me ato që lidhen me të kaluarën.
“Tashmë në aneks e kemi me urgjencë çështjen e të pagjeturve, e që është urgjente që duhet të adresohet”, u shpreh Kurti në RTK.
Lexo edhe:
Kurti e pranon: Në marrëveshje me Serbinë ka edhe Asociacion
Policia kontrolli një lokal në Pejë, arrestoi një person – i...
Vëllai i Madh liron nga kafazi banorët pas 24 orëve
Policia “rrjep” me gjoba qytetarët, Jashari: Prioriteti i ty...
Izraeli sulmon Bejrutin, Hezbollahu bazat ushtarake izraelit...
Galatasaray i vendosur ta thyej rekordin e transferimeve në ...
Haradinaj: Luan, linde 51 vjet më parë por për ne mbetesh gj...