Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar fëmijën Leotrim Ahmeti nga Rezalla e Skënderajt në 26 vjetorin e vrasjes së tij, duke thënë se qëndrojnë në rrugën e drejtësisë dhe të paqes, për t`u siguruar që të gjithë fëmijët e Kosovës, të mund të luajnë të lirë, pa frikën e plumbave dhe granatave.
Me anë të një postimi në Facebook se oborri i familjes Ahmeti në Rezallë të Skenderajt ishte plot me fëmijë dhe se ata po prisnin të hipin në traktor, shkruan Arbresh.info.
“Po largoheshin nga shtëpia pas sulmeve të forcave serbe në fshat. Shtëpia u sulmua me minahedhës. Tymi mbuloi oborrin. Shumë nga fëmijët u plagosën rëndë”, ka shkruar Kurti.
“Oj nanë, kqyr se edhe unë kam diçka në bark, jam sëmut prej barku. Kur ia kam hjek teshat ia kam parë se iu kish qky barku dhe i kishin ra zorrët. Ia kam qit xhemperin me ia mbulu. Më ka thënë: Ma nanë, mos m’prek, se po m’dhem’ shumë’”, rrëfen nëna e Leotrimit, Shukria.”, ka shkruar Kurti.
Leotrim Ahmeti, 7 vjeçar, ndërroi jetë më 11 shtator të vitit 1998 në Spitalin Ushtarak në Gradicë të Drenasit. Plagëve nuk u mbijetoi as shoqja e tij e klasës, Xufe Ahmeti, 7 vjeçare, e plagosur atë ditë.Sot kujtojmë Leotrimin, Xufen dhe të gjithë fëmijët martirë. Qëndrojmë në rrugën e drejtësisë dhe të paqes, për t’u siguruar që të gjithë fëmijët e Kosovës, të mund të luajnë të lirë, pa frikën e plumbave dhe granatave. Sakrifica e tyre na kujton se sa i lartë është çmimi i lirisë sonë”, shtoi ai./Arbresh.info/
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë