Këshilltari politik i Presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka reaguar pas letrës me ankesa të Kryeministrit Albin Kurti, dërguar drejt Zëvendëspresidentit amerikan Mike Pence.
Behramaj është shprehur se Kurti duke thënë se Presidenti Thaçi e ka keqinformuar Richard Grenell, emisarin special të Presidentit amerikan Donald Trump, jo që e ka vënë në dyshim inteligjencën amerikane, por e fyu përsëri SHBA-në.
”Kurti jo vetëm që e paska vënë në dyshim inteligjencën amerikane, duke i thënë zëvendëspresidentit të SHBA-së që presidenti Thaçi po i keqinformon, por e paska fyer sërish SHBA-në. Për më tepër, indirekt e paska sulmuar edhe ambasadorin Grenell. Kurti, në historinë e Kosovës, është i vetmi lider partiak dhe institucional që rivalitetin e brendshëm politik mundohet ta eksportojë kudo nëpër botë. Me ndonjë gabim të vogël, të gjithë të tjerët kanë luajtur shumë më korrekt politikisht!
“Pretendimi i Kurtit së presidenti Thaçi po e keqinformon SHBA-në, së pari është fyerje për Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, e cila është dorë e parë e informimit të DASH-it dhe Shtëpisë së Bardhë, pasi që në baza të rregullta i informon për gjithçka që ndodhë në Kosovë. Ndërsa, së dyti, është fyerje edhe për ambasadorin Grenell si ish-drejtor i Inteligjencës Kombëtare Amerikane dhe për presidentin Trump e zëvendëspresidentin Pence, që ia kanë besuar këtë detyrë tejet të rëndësishme atij, ku keqinformimi thjesht nuk është pjesë e punës.
“Tejet e ulët nga ana e Kurtit, por shumë e nevojshme që pafytyrësia e tij edhe të ndërkombëtarizohet!”
Moti sot i vranët dhe me borë
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...