Çim Peka, gazetari i padëshiruar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sonte e interviston liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili, sipas rezultateve preliminare, është fitues i zgjedhjeve në Kosovë.
Kryeministri Rama jo rrallë herë ka ofenduar gazetarët, e një nga ta është edhe Cim Peka i Syri TV dhe portalit syri.net.
E Kurti do të japë sonte intervistë për rivalin e Ramës prej orës 21:00.
Kurti, sipas njoftimit të syri.net, flet për një ofertë konkrete për Vuçiçin dhe pret pergjigje prej tij
Kurti ka një mesazh për të gjithë ata që janë trembur nga fitorja e tij.
Enver Hoxha, Sali Berisha, Edi Rama, Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi do të jenë në gjykimin e Albin Kurtit.
Ai së fundi, flet edhe për të vertetën e aksidentit të tij mbrëmë në Tiranë, si ndodhi dhe kush po i jepte makinës.
Kandidati për kryeministër të Kosovës mbrëmë ka qëndruar në Tiranë për të festuar fitoren e zgjedhjeve, ndërsa ai nuk ka pasur në agjendën e tij asnjë takim zyrtar.
Nuk e ka takuar as atë që Kurti pret ta ketë homolog, ndërsa vetëm pak ditë më parë Rama i propozoi publikisht Kurtit për një marrëveshje.
Kryeministri i Shqipërisë tha se Qeveria e ardhshme e Kosovës duhet ta krijojë një ministri për Shqipërinë dhe është zotuar se do të krijojë edhe Qeveria e tij Ministri për Kosovën.
Kurti që vitin e fundit ka pasur raporte të ftohura me Ramën, ka thënë se kryeministrin e Shqipërisë do ta takojë ditëve në vijim, por dje nuk shkoi për ndonjë vizitë te ai për shkak të angazhimeve të tjera
Policia e Shqipërisë nis aksion të antidrogës, “shënjestër” ...
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë