Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mbrëmë ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani.
Kështu ka bërë të ditur Kurti në një postim të bërë në Twitter, derisa ka treguar se Tajani i ka rikonfirmuar mbështetjen e Italisë për paqen dhe sigurinë në Republikën e Kosovës.
“Një telefonatë mbrëmë me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani. Rikonfirmoi mbështetjen e Italisë për paqen dhe sigurinë në mbarë Republikën e Kosovës. E falënderova për kontributin e Italisë në zhvillimin, demokracinë dhe sigurinë tonë dhe e informova për situatën aktuale” ka shkruar Kurti.
Mëngjesin e të dielës, Tajani deklaroi se ka telefonuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, të cilëve u ka bërë thirrje për përmbajtje dhe kundër çdo veprimi të njëanshëm.
“Kam biseduar me Aleksandër Vuçiqin dhe Albin Kurtin, të cilëve ia sigurova përkushtimin tonë për stabilitetin në Ballkan. Në koordinim me Kryesinë e Këshillit të Ministrave, i bëjmë thirrje udhëheqjes së tyre për përmbajtje dhe kundër çdo veprimi të njëanshëm. Italia është protagoniste për paqen”, deklaroi Tajani./arbresh.info/
In a call last night, Italian DPM & MFA @Antonio_Tajani reaffirmed Italy’s support for peace & security in the entire Republic of Kosova. I thanked him for Italy’s contribution to our development, democracy & security and informed him on the current situation.
— Albin Kurti (@albinkurti) November 6, 2022
Leco edhe:
Ministri i Jashtëm italian flet me Kurtin dhe Vuçiqin, iu bën thirrje për përmbajtje
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...