Kurti jep detaje për vizitën në Slloveni

21:05 | 29 Gusht 2023
K.B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur pas vizitës që pati në Slloveni.

Ai ka treguar në detaje se si ka shkuar vizita e tij atje, me kë është takuar dhe çfarë kanë biseduar.

Kurti e ka nisur shkrimin e tij për darkën e shtruar nga kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob dhë përshkrimin e Bledit dhe e ka përfunduar me dialogun në bisedën me Lajçakun

“Pas darkës së shtruar nga Kryeministri i Sllovenisë Robert Golob të dielën e 27 gushtit pranë liqenit të bukur të Bledit, të hënën filluan punimet zyrtare në sallën e festivaleve në Bled. Me mjegullen mbi liqe, qiellin e ngrysur dhe temperaturat e ulëta dukej sikur vjeshta kishte ardhur më herët në Bled por shiu që ra vetëm sa ja shtoi bukurinë qytetit mes bjeshkëve. Diskutimet dhe shkëmbimet mbi bashkëpunimin rajonal, sigurinë e kontinentit dhe anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian nga samitin i javës së kaluar në Athinë, i vijuam edhe në Forumin Strategjik të Bledit të Sllovenisë”, ka shrkuar Kurti.

Ditën e diel Kurti tregon se e ka vizituar ekspozitën e artistes kosovare Flaka Haliti në Galerinë Artit në Lubjanë, kurse në mbremjë i është basgkangjitur darkës së punës të ftuar nga Kryeministri i Sllovenisë, Robert Goleb me liderë të rajonit dhe me presidentin e Këshillit të Evropian, Charles Michel, shkruan Arbresh.info

“Të dielën, pasi vizitova ekspozitën e artistes sonë Flaka Haliti në Galerinë Artit në Lubjanë, në mbrëmje iu bashkëngjita darkës së punës të ftuar nga Kryeministri i Sllovenisë, Robert Goleb me liderë të rajonit dhe me presidentin e Këshillit të Evropian, Charles Michel. Krahas theksit mbi rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të Procesit të Berlinit, aty mirëprita thirrjet e Kryeministrit të slloven, Goleb dhe presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, për fokusim në zgjerimin e Bashkimit Evropian”, ka shkruar tutje shefi i ekzekutivit.

Të hënën kryeministri i vendit e ka nisur me panelin e e Liderëve, ku tha se i gjithë rajoni duhet të bëhet pjesë e BE-së dhe NATO-s

“Ditën e hënë e fillova me panelin e Liderëve në të cilin ndër të tjerash thash se i gjithë rajoni duhet të bëhet pjesë e BE-së dhe NATO-s ashtu që gjenerata e ardhshme të mos përjetojë vështirësitë që kemi përjetuar ne, ndërkohë duhet të ketë njohje reciproke, respektim të të drejtatve të pakicave kombëtare dhe të ketë ballafaqim me të kaluarën”, thuhet tutje në shkrimin e Kurtit.

Tutje Kurti shkruan edhe për bisedën që kishte me emisarin e BE-së, Lajçak, si dhe me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE, Michael Carpenter, me të cilin folën për situatën tashmë të deeskaluar në katër komunat në veri dhe për rëndësinë e parandalimit të rieskalimit potencial të saj.

“Pasditen, së bashku me ambasadorin e Kosovës në Slloveni, Valdet Sadiku dhe Kryetaren e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme dhe Diasporë, Arbëresha Kryeziu Hyseni, zhvilluam takime bilaterale me Kryeministrin e Bullgarisë, Nikolai Denkov dhe Kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob. Falënderues për mbështetjen e vazhdueshme të të dy këtyre shteteve ndaj Kosovës, me të dy kryeministrat, folëm për forcimin e raporteve bilaterale, sidomos në rrafshin ekonomik dhe tregtar”

“Në takimin e pestë këtë vit me Lord Peach, të Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, diskutuam për bashkëpunimin rajonal, çështjet aktuale dhe procesin e dialogut.

Për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, zbatimin e Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të dakorduar në Ohër dhe takimin e radhës të nivelit të lartë në muajin tjetër bisedova me emisarin e BE-së, Lajçak. Ndërkaq me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE, Michael Carpenter folëm për situatën tashmë të deeskaluar në katër komunat në veri dhe për rëndësinë e parandalimit të rieskalimit potencial të saj”

Krejt në fund Kurti shkroi se me mesazhet për BE-në të një unioni vlerash dhe parimesh të përbashkëta, kërkesën që Ballkani Perëndimor të fokusohet në reforma dhe sundim të ligjit dhe vizionin e ofruar për anëtarësim të Ballkanit Perëndimor deri më 2030, përmbyllëm pjesëmarrjen në Forumin Strategjik të Bledit me më shumë shpresë e besim për të ardhmen e ndritur të Republikës tonë.

“Me mesazhet për BE-në të një unioni vlerash dhe parimesh të përbashkëta, kërkesën që Ballkani Perëndimor të fokusohet në reforma dhe sundim të ligjit dhe vizionin e ofruar për anëtarësim të Ballkanit Perëndimor deri më 2030, përmbyllëm pjesëmarrjen në Forumin Strategjik të Bledit me më shumë shpresë e besim për të ardhmen e ndritur të Republikës tonë”, ka përfunduar Kurti./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme