Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje në lidhje me 19 vendimet e Qeverisë së Kosovës, të cilat i morri këtë të mërkurë.
Sipas Kurtit, për herë të parë në Kosovë, çështja e ekspertëve gjyqësor do të rregullohet me ligj.
Për blerje të barnave esenciale Qeveria kanë ndarë 4.2 milionë euro.
Me qëllim të nxitjes së zhvillimit në vend, sipas Kurtit është miratuar “Projektligji për Zhvillim Rajonal të Balancuar”.
Kryeministri njoftoi se me qëllim mbrojtjen e konsumatorit dhe rregullimin e përgjegjësive të tregtarëve, qeveria ka ndryshuar dhe plotësuar “Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit”.
Në mbledhjen e 102-të të Qeverisë së Kosovës, po ashtu është mundësuar subvencionuar organizimi i Samitit të Ballkanit Perëndimor.
“Me Samitin e Ballkanit Perëndimor, organizuar nga ‘‘The Economist’’ në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit, Kosova u bë pjesë e hartës së konferencave ndërkombëtare të kësaj reviste prestigjioze. Subvencionuam organizimin e këtij Samiti në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Kurtit.
Për menaxhim efektiv të numrit të qenve me dhe pa pronar, qeveria ka miratuar Strategjinë Kombëtare 2022-2028.
Për të nderuar festën e madhe kombëtare të 28 nëntorit, për shënim të 110-të vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, është themeluar Këshilli Organizativ për ceremoninë shtetërore.
Kurti njoftoi se e kanë iniciuar hartimin e Planit të detajuar për ndërtimin e rrugës Prizren – Tetovë.
Për ndërtimin e Zonës Ekonomike Industriale në Podujevë, është miratuar kërkesa për shpronësim.
Dhe në fund, Kurti njoftoi për miratimin e tri koncept-dokumenteve për: Fushën e Menaxhimit të Financave Publike; Shoqëritë Tregtare; si dhe atë për Inspektimin në fushën e Mjedisit, Ujërave, Natyrës, Planifikimit Hapësinor, Ndërtimit dhe Banimit. /arbresh.info/
Pacolli shtyen presidencën që të loboj më shumë në shtetet a...
S`ka fitues në derbin e Madridit
Cikloni “John” godet Meksikën, shkon në 24 numri i viktimave
Nuk është Italia dhe as Spanja/ Ju prezantojmë me vendin e t...
Disa Lamborghini dhe vetura të tjera ‘të humbura prej kohësh...
Kuriozitete! Faktet që nuk dimë për muajin shtator