Google ADS

Kurti: Jemi të parët, kurrë s’kemi qenë më të fortë

14:20 | 18 Tetor 2021
arbresh.info

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Kandidatët e Vetëvendosjes do të vazhdojnë të jenë të angazhuar për secilën votë dhe se do të fitojnë kudo nëpër komunat ku janë në balotazh.

“Jemi të kënaqur më këtë që kemi arritur, edhe në nivel vendi jemi subjekti i parë edhe në zgjedhje lokale. Kur hymë në Kuvend ishim të tretit. Brenda 10 vjetëve jo që jemi grupi më i madh parlamentar, por jemi subjekti më i madh se sa tri partitë tjera e vjetra të opozitës së bashku. Në vitin 2017 ishim të tretit, tash jemi të parët. Jemi të parët edhe sa i përket zgjedhjeve parlamentare edhe sa i përket zgjedhjeve lokale. Tash që jemi të parët, kjo na bënë më të kënaqur sepse kurrë s’kemi qenë më të fortë. Synojmë të fitojmë kudo që jemi në balotazh. Dhe do të angazhohemi çdo ditë për çdo votë”, deklaroi Kurti në një konferencë për medie.

Sipas tij, demokracia jonë duhet të shërbejë si shembull në vendet e rajonit.

“Jam shumë i kënaqur për kaq shumë kandidatë tanë në balotazh. Ky është një shans që të vazhdojmë të flasim me qytetarët se si të avancojmë në luftën kundër korrupsionit dhe sundim të ligjit.  Ndryshimi do të thotë ujë e ajër më të pastër, menaxhim efikas i mbeturinave, kanalizime moderne e të tjera”, tha Kurti.

Ai shtoi se ndryshimi nuk është vetëm premtime më mëdha për probleme të vjetra, por plane aktuale brenda mundësive tona.

“Jam i etur të bashkëpunoj me secilën komunë, dhe do të bashkëpunoj me secilin kryetar komune që është i gatshëm për reforma të thella. Urime të gjithë kandidatëve, dhe ju them se kjo është festë e madhe e demokracisë si zgjedhje dhe politikës si shërbim”, është shprehur Kurti.

Vetëvendosje, të dielën, nuk arriti të marrë asnjë komuna pa balotazh, derisa partitë tjera politike kishin arritur të sigurojnë dy, tre, apo nga katër komuna pa balotazh./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme