Google ADS

Kurti: Jemi shtet i pavarur si Republikë, por jemi të pavarur dhe nga mosnjohja e Serbisë

16:31 | 6 Janar 2023
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova është duke pasur sukses sa i përket përfaqësimit te imazhit ndërkombëtar por dhe për zhvillimit të brendshëm socio-ekonomik.

Kështu u shpreh Kurti gjatë një konference për media së bashku me ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin.

“Jemi shembull i suksesit të ekonomisë dhe demokracisë, të zgjedhjeve të lira e të ndershme, të cilat mundësojnë pushtet dhe përparim në shtet, ka thënë Kurti.

Kurti ka shtuar se Kosova jo vetëm se është shtet i pavarur por është dhe aq e pavaruar nga mosnjohja e Serbisë.

“Kjo nuk duhet të harrohet asnjëherë dhe unë besoj që nervoza ne Beograd vjen nga pavarësia e dyfishtë e Kosovës, të pavarur si republikë por dhe të pavarur nga mosnjohja e tyre”, ka theksuar kryeministri i vendit, Albin Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme