Kryeministri i vendit, Albin Kurti, po merr pjesë në Samitin e Investimeve në Ballkanin Perëndimorë 2024 i cili po mbahet në Londër, teksa në fjalën e tij të rastit është shprehur se Kosova është në një vijë me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, si në sferën politike, ashtu edhe në biznes, sidomos pas agresionit rus në Ukrainë.
Kurti po ashtu ka përmendur edhe të arriturat e Kosovës në tri vitet e fundit duke thënë se Kosova ka pasur një zhvillim ekonomik përparim demokratik dhe stabilitet institucional, përcjell Arbresh.info.
“Në tri vitet e fundit ne kemi pasur zhvillim në ekonomi, progres në demokraci dhe stabilitet institucional që na ndihmoi shumë për t’u përballur me kërcënimet e sigurisë si dhe për të adresuar ndryshimet klimatike dhe pabarazinë sociale. Kosova kryeson vendet perëndimore të Ballkanit në fushën e ekonomisë sipas analizave përgjatë vitit 2023-2025. Në tri vitet e fundit rritja mesatare e ekonomisë ka qenë 6.2 GDP. Kemi shënuar rritje edhe në rregullat e ligjit si dhe në avancimin e të drejtave politike, lirive të civilëve dhe në zgjedhjet demokratike. Në këtë pozicion Kosova është favorite për investime globale dhe gjendemi në zemër të Evropës Lindore”, ka deklaruar Kurti para liderëve të Ballkanit Perëndimor.
“Kemi popullsi të re ku mosha mesatare është 31-vjeç si dhe tregu i hapur i ekonomisë që dëshmon që Kosova është e angazhuar edhe për bizneset miqësore. Jemi vendi më i mirë për investime sa i përket sektorit të taksave. Indeksi i kësaj në vitin 2023 nga 23 shtete evropiane Kosova renditet e 11-ta duke lënë pas të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për anëtarësimin në Bashkimin Evropian si dhe një anëtar të BE-së. Në këto tri vjet ne kemi dyfishuar edhe eksportin dhe investimet indirekte. Neve na duhet më shumë investim pasi Kosova është e përshtatshme për këtë investim sepse është duke ndodhur tashmë, pra na duhet pak më shumë nga kjo se çfarë është duke ndodhur”, është shprehur kryeministri.
“Jemi të dedikuar për rendin, ligjin dhe luftën kundër korrupsion, Kosova është në hap gjithmonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglinë dhe Bashkimin Evropian si në vlerat politike po ashtu edhe në ato të biznesit, sidomos pas agresionit rus në Ukrainë”, theksoi mes tjerash Kurti.
“Një element shtesë për të cilin kemi punuar shumë është lidhja e tregut të punës me arsimimin profesional në mënyrë që të kemi njerëz me shkathtësi të duhura. Me çdo diplomë që jepet nga shkollat tona jepet një vet i punës në treg”, u shpreh tutje Kurti
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...
Nga transferimit tek Cluji, humbja e babait deri tek mosftes...
Tavo: Do të japim certifikatat e AMTP-ve dhe legalizimin e s...
Hetimet për sulmin në Magdeburg, të dyshuarit i është caktua...
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...