Kryeministri i Kosovë Albin Kurti komentoi dialogun me Serbinë. Kurti tha se nuk janë kundër dialogut, por janë kundër dialogut pa parime.
Ndër të tjera Kurti u shpreh se do rishikojnë marrëveshjet ndërsa shtoi se në asnjë moment nuk e kanë dëmtuar Kosovën.
“Në vitin 2014, ne kemi thënë që nuk jemi kundër Dialogut në parim, por jemi kundër Dialogut pa parime. Unë besoj se bisedimet që kemi me Serbinë, ndërkohë që nuk mund të thuhet që kemi arritur marrëveshjen e synuar janë bisedime ku ne jemi palë dhe jo temë.
Në është më Kosovë, temë si dikur por gjithashtu kemi një‘ndryshim tektonik’ përsa i përket këtyre bisedimeve meqenëse nuk është më njohja e Serbisë në fund të procesit, teksa ajo na merr neve kompromise e koncensione, por në qendër të marrëveshjes së ardhshme ligjërisht të obligueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve, e kemi njohjen reciproke.
Në vitin 2011, kur kanë filluar Dialogun njëherë Teknik dhe pastaj Politik, kanë bërë 33 marrëveshje! Unë nuk kam thënë që secila prej këtyre marrëveshjeve është e keqe, por kam kundërshtuar shumë Asocionin e Komunave me Shumicë Serbe apo ‘Zajednicën’; kam kundërshtuar shumë‘Fusnotën’ dhe kam kundërshtuar edhe disa marrëveshje të tjera.
Kemi thënë që do të bëjmë rishikimin e këtyre marrëveshjeve dhe në fakt ne po bisedojmë duke pasur parasysh një rishikim që ne ia bëmë.
Kurrë Kosovës nuk i është përmirësuar imazhi sa këto 1 vi e tre muaj që jemi në qeverisje dhe me këtë rast, për asnjë moment nuk e kemi dëmtuar Kosovën.”-tha Kurti./SyriTV/
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut