Kurti: Jemi duke i shqyrtuar 15 modelet e ofruara për Asociacionin

15:49 | 13 Mars 2023
A Z

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se këshilltarët e tij dhe disa nga ministrat janë duke i shqyrtuar 15 modelet për Asociacionin që emisari Lajçak ia ka ofruar atij.

Kurti tha se nga këto modele të trajtimit të pakicave kombëtare në BE, do të shqyrtohet marrja e elementeve që edhe pakicat në Kosovë të jenë në nivelin e duhur.

Kurti nënvizoi se nuk do të bëjë kompromis me kushtetutshmërinë, ligjshmërinë dhe funksionimin e shtetit.

Ai njoftoi se para së shtunës do ta dihet agjenda dhe pikat përmbajtjesore se çka do të diskutohet atje.

Këto komente Kurti i bëri pas vendosjes së një gurthemeli të një shkolle në Kamenicë./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme