Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka cilësuar Kosovën si vendin më demokratik në rajon duke thënë se ndihet krenar që është në udhëheqje të një vendi të tillë.
Këtë ai e tha me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, shkruan Arbresh.info.
“Si kryeministër i Republikës së Kosovës, jam krenar që udhëheq vendin më demokratik në rajonin tonë dhe një nga demokracitë me përparimin më të shpejtë në botë”, ka shkruar Kurti.
Po ashtu, i pari i qeverisë ka rikonfirmuar se Kosova qëndron krahë partnerëve demokratë dhe aleatëve në mbarë botën ‘për të punuar së bashku për të siguruar edhe një herë që qeveria e popullit, nga populli, për popullin, të mos humbasë nga dheu’, shtoi ai.
E megjithatë, në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë këtë vit, , Kurti thotë se ‘puna jonë është ende e paplotë. Le të kujtojmë se sa shumë kemi luftuar për të arritur në këtë pikë – dhe sa fort duhet të luftojmë ende për të mbrojtur demokracitë e botës nga kërcënimet binjake të autoritarizmit nga brenda, dhe agresionit nga jashtë’./Arbresh.info/
With more than half the world’s population voting across 80+ countries on all six of the world’s inhabited continents, the year 2024 shows us just how far humankind has come in realizing the ideal of democratic citizenship.
And yet, on this year’s International Day of…
— Albin Kurti (@albinkurti) September 15, 2024
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...