Google ADS

Kurti: Jam krenar me punën e Qeverisë

12:41 | 25 Mars 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e thirrur për shkarkimin e tij ka thënë se është krenar më punën 50 ditëshe të Qeverisë, shkruan arbresh.info.

Ai shtoi se pavarësisht kësaj do të duhej të mbushte 100 ditë qeverisje për të dëshmuar vetën.

“Qeveria e re ndodhet në ditën e 50, pra sot mbushën 50 ditë prej se e kemi filluar detyrën zyrtarisht. Të gjithë e kam se nuk i kishim 100 ditë për ta dëshmuar vetën por mund të them se jam krenar me këtë kabinet qeveritar dhe të arriturat e tij”, ka thënë ai.

Kurti përmendi disa na vendimet e Qeverisë së tij.

“Qysh në fillim i përgjysmuan pagat e Institucioneve por jo edhe pagat e drejtësisë,i shkarkuam 7  koordinatorët, Ministria e Integrimit Evropian do të kursej miliona euro sepse është zhvendosur në objektin e Qeverisë së Kosovës, anulimi i vendimeve të Qeverisë së kaluar ka kursyer miliona euro, rruga Prishtinë-Mitrovicë do të bëhet,  kemi marrë një seri vendimesh që lidhen me virusin korona, kemi hequr tarifën e importit të lëndës së parë nga Serbia dhe kemi deklaruar se do ta zëvendësojmë tërësisht  me masën e reciprocitetit”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se kjo Qeveri është e qytetarëve dhe e ka mbështetjen e tyre.

“Mua nuk më dhimbset kjo Qeveri e aq më pak vetja, por më dhimben qytetarët të cilën do të mbesin pa Qeverinë e tij, pa Qeverinë që ata kanë votuar dhe mu në mes të përhapjes së pandemisë së koronavirusit, pa një menaxhim që është shembull për menaxhimin e saj. Kjo Qeveri e ka mbështetjen e qytetarëve”, ka shtuar ai./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme