Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka fajësuar veten që kandidati i kësaj partie për kryetar në Komunën e Mitrovicës, Agim Bahtiri, nuk arrit të fitojë në zgjedhjet e së dielës.
LEXO EDHE Zgjedhjet Lokale 2021| Kurti pyetet për Listën GUXO dhe Vjosa Osmanin
Për Kurtin ka qenë befasi humbja e Agim Bahtirit në Mitrovicë, derisa ka shtuar se do të shohin se për çfarë kanë humbur.
“Mbase nuk i kemi ndihmuar mjaftueshëm. E falënderoj përzemërsisht për besnikërinë ndaj Vetëvendosjes dhe korrektësinë në raportet e tij me mua dhe Lëvizjen”, deklaroi Kurti para gazetarëve.
LEXO EDHE Kurti: Jemi të parët, kurrë s’kemi qenë më të fortë
Bahtiri i rendit i dyti, derisa fitore pa balotazh pati kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza./arbresh.info/
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet në NATO ...
Milani duhet të sakrifikojë Fonseca-n apo Leao-n?
OKB: Situata humanitare në Liban është më e keqe sesa në luf...
Komuna synon largimin nga rruga të rreth 1500 qenve endacakë...
Haxhiu: Shah e ping-pong me Deharin, VV-ja do të duhej të di...
Në prag të zgjedhjeve presidenciale, Pacolli udhëton drejt A...