Kurti: Iu takon organeve kompetente që të vendosin për mbajtjen e zgjedhjeve në veri

12:24 | 28 Mars 2023
E.H

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në katër komunat veriore më 23 prill.

Pa dhënë shumë detaje, Kurti deklaroi se organet kompetente do të vendosin lidhur me këtë gjë.

“Iu takon organeve kompetente, demokratike, që të vendosin lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore në vend. Ato do vlerësojnë se sa janë demokratike mbajtja e tyre, marrë parasysh që Lista Serbe ka refuzuar të marrë pjesë në to. Siç e dimë, ata kanë refuzuar çdo ftesë tonën për bashkëpunim që prej kur morën urdhër nga Beogradi zyrtar për t’u larguar nga institucionet e Kosovës”, tha ai.

Kurti këto komente ai i bëri në 24-vjetorin e masakrës së familjes Duriqi në Podujevë./arbresh.info/

Lexo edhe:

Kurti: Martirët e familjes Bogujevci janë dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë

Kurti: Martirët e familjes Bogujevci janë dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme