Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar 100-vjetorin e vdekjes së Ismail Qemalit me homazhe te shtatorja në Prishtinë.
Kryetari i VV-së, Albin Kurti ka thënë se Ismajl Qemajli është figura me të cilën identifikohet pavarësia e Shqipërisë.
“Sot këtu para shtatores së Ismajl Qemajl Vlorës erdhëm që të bëjmë homazhe me rastin e 100 vjetorit të vdekjes së tij. Ismajl Qemajl Vlora është figura me të cilën identifikohet pavarësia e Shqipërisë që i kanë paraprirë shumë kryengritje, shumë organizime, shumë luftëra të përgjakshme, shumë vuajtje e humbje gjithandej vilajeteve shqiptare të asaj kohe të cilët synonin çlirim kombëtar, mëvetësi politike dhe ruajtjen e tërësisë territoriale”, ka thënë Kurti./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2157446350984447/
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...
Ushtria izraelite lëshon urdhra të reja evakuimi për Bejruti...
Moti sot në Shqipëri
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat
Hamza sot takohet me diasporën në Zvicër