Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas shndërrimit të ish- burgut të Prishtinës në muze. Kryeministri shkruan se ky objekt do të dokumentojë historinë tonë të vështirë, në përkujdesje që të mos përsëritet më kurrë.
Në një postim në Facebook, Kurti shkruan se brenda 17 qelive të ish-Burgut të Prishtinës rrojnë histori të shumta të dhunës së regjimit serb mbi patriotët shqiptar, që nga ndërtimi i tij në vitet e 50-ta, e deri në vitin 1999.
“Një mur me thënie, vargje e ilustrime nga ish të burgosurit. Poshtë korridorit, në fund të katit të parë, brenda rrojtores së dikurshme, është një ekran. Janë më shumë se 9 mijë emra dhe mbiemra të të burgosurve shqiptarë në të gjitha burgjet politike në Kosovë dhe Serbi.
Brenda 17 qelive të ish-Burgut të Prishtinës rrojnë histori të shumta të dhunës së regjimit serb mbi patriotët shqiptar, që nga ndërtimi i tij në vitet e 50-ta, e deri në vitin 1999. Kujtime e dëshmi të përndjekjes, maltretimit dhe shtypjes së idesë e idealit për liri”, shkruan Kurti.
“Burgu i Idealit”. Kështu titullohet ekspozita që u hap sot, shton tutje ai, e që mëton të tregojë realitetin e shumë të burgosurve dhe burgjeve, jo vetëm në Prishtinë. E punuar në bashkëpunim të ngushtë me Shoqatën e të Burgosurve Politikë, kjo ekspozitë është faza e parë e hapjes së burgut.
Kurti shtoi se kjo ndërtesë, që e është shndërruar në Muze të Burgut të Prishtinës, do të restaurohet e konservohet tërësisht, për ekspozitën e përhershme, e në funksion të Muzeut të plotë të Burgut të Prishtinës.
“Nga sot, kjo ndërtesë është aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore. Si kujtesë e idealit dhe qëndresës, e si përkujtim për torturat e terrorin e përjetuar nga shumë të burgosur. Ky burg që sot hapi dyert, do të ruajë e dokumentojë historinë tonë të vështirë, në përkujdesje që të mos përsëritet më kurrë”, shkruan Kurti.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...