Google ADS

Kurti: Investimi në fëmijë është investimi për një ardhme të qëndrueshme

09:52 | 20 Nëntor 2024
K.B

Kryeministri i vendit, Albin Kurti po merr pjesë në takimin e Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve.

Në fjalën e tij, Kurti tha se janë të përbashkuar në bindjen se investimi në fëmijë është investimi për një ardhme të qëndrueshme.

“Ne po rrisim mbështetjen me politikat sociale që askush të mos mbetet mbrapa. Fëmijëve po ju ndajmë shtesa për herë të parë që nga paslufta. Kemi mbi 400 mijë fëmijë. Me ligjin e ri për shërbimet sociale po e mundësojmë strehimin për fëmijë deri në moshën 26-vjeçare”, tha Kurti.

Kurti tha se janë duke u angazhuar që fëmijët me nevoja të veçanta të jenë të mirëpritur çdokund.

“Po kujdesimi për shëndetin fizik të nxënësve dhe këto brenda mësimit dhe aktiviteteve të përgjithshme. I kemi subvencionuar për herë të parë pajisjet shkollore. Fëmijëve me nevoja të veçanta po ju ofrojmë asistencë, po angazhohemi që fëmijët me nevoja të veçanta të jenë të mirëpritur çdokund. Jemi të përkushtuar në mbushjen e obligimeve për konventën e mbrojtjes së fëmijëve. shqetësimet e fëmijëve janë brengat tona, ne do të vazhdojmë të ju përkrahim në vazhdim si kurrë më parë”, u shpreh Kurti./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme