Google ADS

Kurti insiston se nuk është ndaluar dinari serb në Kosovë

23:42 | 8 Shkurt 2024
E.H

Në adresimin e dytë para OKB-së, kryeministri kosovar, Albin Kurti, u zotua se do të komunikojë më shumë dhe do të informojë serbët për çështjen e rregullores së BQK-së dhe këtë do ta bëjë në gjuhën serbe, në mënyrë që ata ta kuptojnë qartë.

“Dinari nuk është ndaluar në Kosovë. Qytetarët e Kosovës mund të kenë dinarë, por euroja është valuta e vetme, sa i përket pagesës. Shekullin e kaluar ne kemi pasur dinarin si mjet pagese, kur ne ishim nën pushtim”, tha Kurti.

Ai iu përgjigj edhe akuzave se po i konsideron serbët si “kriminelë”, duke thënë se një komunitet kurrë nuk mund të jetë kriminal, “ka struktura paralele, por jo komunitete paralele”./rel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme