Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se vitin po e përmbyllim me rritje prej 9.9 përqind të bruto produktit vendor premtimeve në drejtësi e ekonomi.
Ai në mbledhjen e XLV (45) të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, ka thënë janë krikjaur mbi 10 vende pune.
“Ekonomia është kthyer drejt zhvillimit. Vitin po e përmbyllim me një rritje prej 9.9 përqind të bruto produktit vendor, sipas vlerësimeve të BQK. Këto kanë bërë që të ketë më shumë shpenzim dhe më shumë kontribut. Kemi zhvilluar gjithashtu edhe mbi 10 mijë vende të reja të punës”, u shpreh ai.
Kryeministri Kurti gjithashtu tha se qeveria ka bërë një menaxhim të mirë të pandemisë COVID-19,
“Kemi filluar dhënien e dozës perforëcuese, pra të dozës së tretë të vaksinës antiCOVID. Kosova është prise në rajon për shkallën e vaksinimit dhe menaxhimin e pandemisë”, tha Kurti.
Megjithatë, ai bëri thirrje për kujdes të shtuar, sepse vendi mund të preket nga një valë e re e virusit.
“Ky sukses nuk ka bënë të paprekshëm nga një valë e re e nga Omicroni, nëse nuk jemi të kujdesshëm në marrjen e dozës së tretë dhe respektimin e masave antiCOVID të cilat janë në fuqi”, tha ai.
Kurti tregoi të arriturat e qeverisë edhe në fusha të tjera.
Kemi mbështetur familjet, sportin, kulturën si dhe nënat lehona dhe fëmijët. Kemi bërë miratimin e projekligjit për gjykatën komerciale. Janë realizuar 509 aksione policore dhe duke shkatërruar 42 grupe kriminale. Ka filluar reciprociteti i targave me Serbinë. Kemi bërë edukimin falas në të gjithë nivelin në sektorin publik. Kemi ndarë 500 bursa për nxënësit e shkollave të mesme të komunitetit RAE. Kemi mbështetur grate”, u shpreh ai.
Kurti e quajti këtë vit të Kosovës sovrane dhe tha se qeveria do të vazhdojë punën e palodhshme.
“Ky ishte vit i Kosovës sovrane. Ne do të punojmë shumë e pa u lodhur në zhvillimin e ekonomisë, për krijimin e vendeve të reja të punës si dhe do të punojmë shumë edhe në drejtësi për të luftuar krimin e korrupsionin. Viti 2022 siç e kemi thënë,do të jetë viti ku do të bëjmë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, u shpreh ai.
Kryeministri Kurti, në fund fare shfrytëzoi rastin që t’ua uronte të gjithë qytetarëve festat e fundvitit./arbresh.info/
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...