Google ADS

Kurti: Insistoj që marrëveshja e Brukselit të nënshkruhet

14:55 | 7 Tetor 2024
A Z

Kryeministri iKosovës Albin Kurti ka thënë se qëllimi i Beogradit është të flas për dialogun me Kosovën pa u përmendur marrëveshja e dakorduar në Bruksel gjatë shkurtit të vitit të kaluar.

Në konferencën për media, Kurti ka thënë se ai do të vazhdojë të insistojë që kjo marrëveshje e dakorduar të nënshkruhet.

Ai ka shtuar se kjo marrëveshje nuk duhet të harrohet, edhe pse Beogradi tenton ta mohojë.

“Ne e kemi një marrëveshje nuk bën ta harrojmë atë, atë që duhet të bëhet është të respektohet ajo. Interesi i Beogradit është të flitet për dialog pa u përmendur marrëveshja. Ajo çfarë insistoj unë është që të nënshkruhet ajo. Beogradi nuk mundet ta mohojë që kemi nënshkruar marrëveshje”, ka thënë Kurti./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme