Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një takim me anëtarët e kësaj partie në Prishtinë. Të gjithë pjesëmarrësve u është drejtuar edhe kryetari i VV-së, Albin Kurti.
Duke folur për gjendjen në Prishtinë, Kurti lavdëroi të gjithë drejtorët që nuk janë dorëhequr nga Vetëvendosja.
“Ekipi që ndryshoi gjendjen në Prishtinë ishte Liburn Aliu, Hysen Durmishim Arbërie Nagavci, Xhelal Sveqla, Sali Zyba, Fitore Pacolli e Saranda Bogujevci. Këta ishin fytyra e suksesit në Prishtinë”, tha Kurti, raporton lajmi.net
Kurti nuk u ndalë me kaq. Tha se fitorja e mandatit të dytë nuk u respektuar, duke aluduar në Shpend Ahmetin.
“Fitorja jonë për herën e dytë u arrit duke u bazuar në punën e madhe të aktivistëve, por nuk u respektua. Vetëvendosja ka marrë më pak sesa që meriton në qeverisjen lokale. Kjo nuk na jep garanci për cilësinë e punës, dhe na bën të mos ndihemi të përfaqësuar”, tha tutje Kurti.
Lideri i Vetëvendosjes nuk la pa folur edhe për të dorëhequrit, dhe ndarjen e partisë.
Ai tha se pas fitores në zgjedhjet qendrore dhe triumfit në Prizren, e ka pritur goditjen nga brenda në Vetevëvendosje.
“Në kohët e fundit ka zyrtarë të VV-së që janë larguar mirëpo edhe shumë aktivistë më tepër kanë ardhur. Pas dyfishimit të qershorit të vitit të kaluar, dhe fitores në Prizren ne i kemi pritur goditjet e tilla, mund të jemi befasuar me ndonjë nga emrat, por jo me dukurinë e goditjes së VV-së. Të gjithë ne e dimë se indidivdët e përbëjnë fitoren, nuk e bëjnë fitoren. Fitoren e bën VV-ja, ju aktivsitë dhe qytetarët”, deklaroi Albin Kurti.
Në këtë takim foli edhe koordinatori i VV-së në Prishtinë, Arben Vitia.
Vitia tha se problemet nuk e kanë dëmtuar Vetëvendosjes.
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...