Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ceremoninë e zbulimit të shtatores së veprimtarit Metush Krasniqi, në Kamenicë, tha se ai ka qenë njëri nga veprimtarët më të paepur të çështjes kombëtare.
Kurti u shpreh se Metush Krasniqi po vjen në qytetin e Kamenicës për t’u përjetësuar në kujtesën e qytetit përmes shtatores.
“Duke ngritur këtë vepër të artit, ne, përpos që e nderojmë veprën e Metush Krasniqit, e theksojmë periudhën historike që ai përfaqëson, duke i bërë vend, një herë emirë, këtu në Kamenicë, elitës politike të cilës i takonte Metushi dhe trashëgimisë politike që la më pas ndër ne, prej saj dhe prej vet atij”, tha Kurti.
Sipas tij, idealet politike për të cilat u burgos, për të cilat qëndroi stoik në gjyq e në burg, për të cilat vdiq Metush Krasniqi, janë ideale edhe për kohën tonë, sepse, shtoi ai, ato i flasin edhe të tashmes, edhe aktualitetit tonë, ato na flasin edhe neve sot.
Kurti përkujtoi se dosja e procesit gjyqësor e Metush Krasnqit, e zhvilluar në seancën e 7 marsit të vitit 1959, në Gjykatën e Qarkut në Gjilan, fare mirë mund të lexohet si një traktat politik./rtk
Kurti në Llap tregohet kreativ: PO, DUJE VV
Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdeku...
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari...
SPAK-u kërkon që Sali Berisha të kthehet në arrest shtëpie
De Jong drejt transferimit në Arabinë Saudite? Agjenti i tij...
Treqind euro për 50 metra katrorë: Faturat e Termokos-it “ng...