Ka nisur takimi i kryeministrit të vendit, Albin Kurti me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
Vizita e Begajt në Kosovë vjen për nderë të 25-vjetorit të çlirimit.
“Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj është gjithnjë i mirëseardhur. Duke qenë edhe ushtarak edhe mjek, e di shumë mirë 12 qershorin e vitit ’99 dhe të falënderoj nga zemra zotëri president. Edhe këtë festë e kemi bashkë”, ka thënë Kurti.
Ndërkaq presidenti Begaj ka shfrytëzuar rastin që të përgëzojë Kosovën për të arriturat si shtet.
“Sot është dita e rilindjes së Kosovës, e vënies në vend të padrejtësisë shekullore që u mundësua me gjakun, sakrificën e heronjve të UÇK-së. Unë dua të përgëzoj Kosovën për gjithçka çka ka bërë deri tani për të patur mirëqenie dhe prosperitet”, tha Begaj.
Ndryshe, Begaj sot në mëngjes është prit në takim edhe nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani si dhe ka marr pjesë në parakalimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës./Arbresh.info
100 mijë euro këshilltarit, nënkryetari i të rinjve të AAK-s...
Kumbaro: Shqipëria në syrin e Condé Nast Traveller është des...
Kosova vazhdon stërvitjet për dy sfidat e nëntorit
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa