Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka reaguar pas sulmit terrorist në mbrëmjen e së hënës në Bruksel ku u vranë dy shtetas suedezë.
Kurti ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarër që i humbën ë të dashurit e tyre, duke shtuar se duhet të qëndrojmë së bashku në luftën kundër dhunës dhe terrorizmit.
“I tmerruar nga vrasja e dy shtetasve suedezë në Bruksel. Ngushëllimet e mia të përzemërta familjeve që i humbën më të dashurit e tyre, kryeministrit suedez Ulf Kristersson dhe kryeministrit belg, Alexander Croo, në vazhdën e kësaj tragjedie. Ne duhet të qëndrojmë së bashku në luftën kundër dhunës dhe terrorizmit”. ka shkruar Kurti në Twitter.
Ndërsa kujtojmë se mbrëmë dy njerëz janë vrarë nga të shtëna me armë zjarri të hënën vonë në qendër të Brukselit, njoftoi Policia e Belgjikës.
Mediat lokale publikuar video ku shihet një burrë duke shtënë disa herë me një armë të gjatë afër një stacioni. Transmetuesit belgë raportuan se viktimat janë suedezë.
Ky sulm ndodhi në një kohë kur vigjilenca është ngritur për shkak të luftës së vazhdueshme mes Izraelit dhe Hamasit, e cila i ka rritur tensionet në disa vende evropiane./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Kosova e mbyll me fitore ndaj Lituanisë kampanjën në Ligën e...
Rikthehet historia me Atillën, Drenusha: Nuk kam ardhur të l...
Haradinaj për asociacionin: Në javën e parë të qeverisjes do...
Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje...
Abdixhiku: Ndryshimi po vjen, ata që mashtrojnë nuk do të sh...
Bluesky me një qasje që do ta ndryshojë nga X dhe Threads