Google ADS

​Kurti i thërret për takim nesër Abdixhikun, Krasniqin e Haradinajn

12:00 | 29 Gusht 2022
A Z

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje tre liderëve të opozitës, Lumir Abdixhikut, Memli Krasniqit dhe Ramush Haradinajt, që të takohen për të biseduar për takimin e fundit që kishte në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Përveç në formë elektronike, ftesat për këtë takim krerëve të opozitës do t’u dërgohen edhe formë fizike.

Këtë e ka bërë të ditur për arbresh.info zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Dje u janë dërguar ftesat në formë elektronike, ndërsa sot dërgohen në formë fizike. Ftesa për takim është për ditën e nesërme”, ka thënë ai në një përgjigje për arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme