Kurti i takon disa nga gazetarët e lënduar në veri: Është detyrë e të gjitha institucioneve t’i mbrojnë gazetarët nga sulmet e tmerrshme

18:16 | 18 Qershor 2023
E.H

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim gazetarët e lënduar gjatë raportimit në veri nga grupet kriminale serbe.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka theksuar së është gjithmonë i emocionuar dhe i frymëzuar nga puna që bënë një shtyp i lirë dhe i drejtë, përcjell  Arbresh.info

“Jam takuar me disa nga gazetarët e lënduar gjatë raportimit për ngjarjet në veri të sotëm. Unë jam gjithmonë i emocionuar dhe i frymëzuar nga puna që bën një shtyp i lirë dhe i drejtë. Është detyrë e të gjitha institucioneve të tjera të mbështesin një raportim të tillë dhe t’i mbrojnë ato nga sulmet e tmerrshme”, ka shkruar Kurti.

Kujtojmë se njëri nga gazetarët e lënduar është edhe Pleurat Salihu, gazetarë në portalin Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme