Google ADS

Kurti i shkruan letër Janjicit, dëshiron të vizitojë Manastirin e Deçanit

21:18 | 26 Maj 2021
Arditë Shkodra

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka bërë të ditur se kryeministri, Albin Kurti i ka shkruar letër, Kryemurgut të Manastiri të Deçanit, z. Sava Janjic dhe ka shprehur dëshirën për ta vizituar këtë manastir gjatë ditëve në vijim.

Çeku bën të ditur se janë duke pritur për të marrë përgjigje për këtë kërkesë, dhe thotë se Qeveria është e zotuar dhe e interesuar për mbrojtjen e trashëgimisë tonë kulturore, dhe në veçanti të kishave ortodokse, transmeton arbresh.info

” Së fundmi, Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti i është drejtuar me një letër Kryemurgut të Manastirit të Deçanit z. Sava Janjić. Z. Kurti ka përsëritur zotimin e Qeverisë së Kosovës për mbrojtjen e kishave ortodokse dhe ka shprehur dëshirën e tij për të vizituar Manastirin e Deçanit ditëve në vijim. Ne ende jemi në pritje të përgjigjes për t’i diskutuar detajet praktike të kësaj vizite”, ka shkruar Çeku.

Postimi i plotë:

Qeveria e Kosovës është maksimalisht e përkushtuar për mbrojtjen e gjithë trashëgimisë sonë kulturore, dhe në veçanti të kishave ortodokse në shtetin tonë. Dialogu me klerikët ortodoksë në Kosovë është rruga e vetme për zgjidhje të qëndrueshme.
Së fundmi, Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti i është drejtuar me një letër Kryemurgut të Manastirit të Deçanit z. Sava Janjić. Z. Kurti ka përsëritur zotimin e Qeverisë së Kosovës për mbrojtjen e kishave ortodokse dhe ka shprehur dëshirën e tij për të vizituar Manastirin e Deçanit ditëve në vijim. Ne ende jemi në pritje të përgjigjes për t’i diskutuar detajet praktike të kësaj vizite.
Sfidat tona të përbashkëta mund t’i adresojmë vetëm përmes komunikimit që fuziqon klimën e mirëbesimit. Retorika që nxitë urrejtje dhe përçarje mes komuniteteve nuk është zgjidhje dhe duhet të kundërshtohet nga të gjithë.

 

Të ngjashme