Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj deklaratave të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha të martën se pret nga KFOR-i që ta kontrollojë situatën nesër tek Ura e Ibrit, duke e akuzuar “Agim Bahtirin, që me urdhër të Kurtit, ka organizuar kundërtubim si kundërpërgjigje ndaj tubimit serb në anën tjetër të urës”.
Kurti ka akuzuar Vuçiqin për përhapjen e dezinformatave me qëllim krijimin e një atmosfere frike dhe për nxitjen e reagimit të KFOR-it në Mitrovicë.
Me anë të një postimi në “X”, ai tha se pretendimet e Vuçiqit se shqiptarët po marshojnë mbi urë janë plotësisht të pabaza dhe të rreme.
Sipas tij, këto akuza synojnë të shkaktojnë tensione dhe mund të jenë një paralajmërim për një sulm të planifikuar nga Serbia.
Kryeministri theksoi se të gjitha planet për hapjen e urës kanë pasur për qëllim nxitjen e ndërveprimit paqësor midis dy komuniteteve dhe se nuk do të lejohet asnjë përshkallëzim nga ana e Serbisë.
Kurti ka bërë thirrje për qetësi dhe ka deklaruar se siguria e qytetarëve të Kosovës do të mbrohet me çdo kusht, duke paralajmëruar se Serbia nuk do të lejohet të ndërhyjë në territorin e Kosovës.
“Me pretendime të rreme se shqiptarët po marshojnë mbi urë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, synon të krijojë një atmosferë frike dhe të nxisë një reagim nga KFOR-i në Mitrovicë, duke kërcënuar se nëse ata nuk përgjigjen, Serbia do të përgjigjet. Asnjë shqiptar nuk po marshon mbi urë, siç ai pretendon rrejshëm. Të gjitha planet për hapjen e urës kanë pasur për qëllim të nxisin ndërveprimin paqësor midis dy komuniteteve. Megjithatë, këto pretendime të rreme shpesh janë pararendëse e një sulmi të planifikuar nga Serbia. Për sigurinë e të gjithëve, ata nuk duhet dhe nuk do të lejohen të hyjnë në territorin tonë”, ka shkruar Kurti.
With false allegations that Albanians are marching over the bridge, Serbia’s President Aleksandar Vucic aims to create an atmosphere of fear and elicit a reaction from KFOR in Mitrovica, threatening that if they do not respond, Serbia will.
No Albanians are marching over the…
— Albin Kurti (@albinkurti) August 6, 2024
Përndryshe, të martën, presidenti i Serbisë Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar se në jug “do të mblidhen shqiptarët”, duke iu referuar një thirrjeje të ish-kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri që e ka bërë dje për një “tubim madhështor”./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...