Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka quajtur të pavërteta deklaratat e deputetit të VV-së, Haki Abazi.
Në një prononcim për gazetarët, Kurti ka thënë se deklaratat e Abazit janë të pavërteta dhe se partia e tij është partia më demokratike në vend.
“Deklaratat e deputetit Abazi janë krejtësisht të pavërteta dhe të paqëndrueshme. Lëvizja Vetëvendosje është subjekti më demokratik dhe transparent në vend dhe deklaratat e tilla absolutisht nuk qëndrojnë”, ka thënë Kurti.
Ndryshe sot do të intervistohet deputeti i VV-së, Haki Abazi, për deklaratat që ka dhënë të enjten e kaluar në lidhje me rastin e Astrit Deharit.
Ai do të intervistohet nga prokuroria për deklaratat që i tha për rastin e zhdukjes së mostrave të ish-aktivistit të LVV-së Astrit Dehari. /arbresh.info/
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...