Kryeministri i vendit, Albin Kurti në konferencën e sotme ka folur edhe për propozimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës për draft-statusin.
Kurti deklaroi se Rama duhet të ia propozojë Vuçiqit draft-statusin për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.
“Nuk kam dyshim se Edi Rama beson që propozimi i tij është i mirë. Duke qenë kështu, unë propozoj që Rama këtë draft status të ia propozojë Vuçiqit më së largu në takimin e radhës të Ballkanit të hapur për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Aq më tepër që neni 8 thotë që republika e Shqipërisë mbronë shqiptarët jashtë kufijve të saj. Në vend që të propozohet për shqiptarët në Kosovë, le të propozon për shqiptarët në luginë” tha Kurti./Arbresh.info
Arrestohet në Iran gazetarja italiane, shkoi për të raportua...
Petrit Kryeziu emërohet Kryeprokur i Prizrenit
Këto janë vendimet që mori sot qeveria
Kore e Jugut, ministri i Financave merr detyrën si president...
Kurti për Aeroportin e Prishtinës: Gjatë këtij viti është dy...
Reduktime deri në 12 orë, kush është fajtori për mungesën e ...