Kimete Gashi, anëtare e Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) nga Qeveria e Kosovës po kërkohet të shkarkohet nga kjo pozitë.
Kryeministri Albin Kurti, sot në mbledhje të Qeverisë ka thënë se Gashi ka qenë në panelin përzgjedhës së tenderit për insulinat, e ku ka fituar një kompani pa certifikatën e marketingut e cila garanton cilësinë e medikamenti për pacientët, raporton ‘Arbresh.info’.
“Shëndeti publik po rrezikohet nga vendimi i OSHP-së për furnizimin me insulina. Qeveria ka për detyrë të jetë e përgjegjshme e të shmangë çdo rrezik që u kanoset qytetarëve, në veçanti kur bëhet fjalë për shëndetin. I propozojmë kuvendit shkarkimin e anëtares së OSHP-së, Kimete Gashi, e cila ka udhëhequr panelin që ka marrë vendimin e dëmshëm në kurriz të qytetarëve”, tha Kurti.
Shefi i ekzekutivit Kurti, gjatë fjalimit të tij ka thënë se Gashi me këtë veprim ka rrezikuar shëndetin publik dhe për këtë sipas tij duhet të merren masa të shpejta ndaj vendimit të OSHP-së.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...