Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj sot i kanë pritur në takim tre pilotët e Kompanisë së Helikopterëve të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës: toger Afrim Zabelin, toger Krenar Vocën, toger Atdhe Hasanin, të specializuarin për monitorim dhe orientim ajror, nëntoger Sunaj Shalën, dhe dy inxhinierë të helikopterit, rreshter Behar Zeqirin dhe rreshter Labinot Gashin.
Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Kurti i falënderoi ata për kontributin dhe rolin që kanë pasur deri tani dhe që do ta kenë edhe në të ardhmen në avancimin e Kompanisë së Helikopterëve të FSK-së.
Ai theksoi se si ushtri jemi në fillet e gjinisë së aviacionit dhe se avancimin e shohim të rëndësishëm edhe për nevoja ushtarake, por edhe për ato shtetërore.
“Shkollimi dhe pajisjet janë të rëndësishme, dhe do të investojmë si shtet në të dyja”, shtoi ai.
Pilotët i treguan kryeministrit për shkollimin që kanë kryer dhe për sfidat që i kanë pasur e që i kanë.
Tre pilotët janë specializuar në Akademinë Ushtarake në Turqi, ashtu sikurse edhe dy inxhinierët e helikopterit, ndërsa nëntogeri Shala ka specializuar për monitorim, orientim, udhëzim e radar në Akademinë Ushtarake të Kroacisë “Dr.Franjo Tugjman”. /arbresh.info/
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë