Kryeministri në detyrë, Albin Kurti përmes një video-mesazhi, u është përgjigjur deklaratave dhe kritikave të Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e cilësoi të papranueshme situatën e krijuar në Mitrovicën veriore për shkak të nurit të madh të të prekurve nga koronavirusi, dhe tha se po bëhet për shkak të neglizhencës së Qeverisë në detyrë.
Kryeministri Kurti, bëri të ditur se qeveria ka marrë të gjitha masat e nevojshme dhe se dy komuna të banuara me serbë, janë vendosur në karantinë, Mitrovica veriore dhe Zveçani.
“Së fundmi është sërish Ministria e Shëndetësisë, ajo që e ka shpallur karantinën edhe në dy komuna tjera: Në komunën veriore të Mitrovicës dhe në komunën e Zveçanit, mirëpo, nuk kemi dashur ta bëjmë këtë gjë me tupan, në mënyrë që krizën shëndetësore të mos e thellojmë edhe me një tjetër. Ka pasur një damë në Zvecan para dy javësh, e cila ka shkaktuar shpërndarjen e COVID-19 atje.”, u shpreh Kurti
Ai, tha se qeveria në detyrë është angazhuar maksimalisht në ndalimin e shpërndarjes së virusit, duke ndihmuar të gjithë qytetarët dhe secilin prej tyre, pa dallim etnie a komune.
Madje Kurt, tha se qeveria në detyrë është në dijeni të pretendimeve të Serbisë ndaj Kosovës, por për të gjitha veprimet atje, sipas tij, është i njoftuar KFOR-i dhe faktorët ndërkombëtar.
“Ne e dimë që Serbia ka pretendime ndaj shtetit tonë të pavarur, të cilin ajo nuk e njeh. Ne e dimë që ajo ndërmerr edhe veprime kundër institucioneve tona, posaçërisht në vert. Të gjitha këto ne po i raportojmë te KFOR-i dhe faktorët tjerë ndërkombëtar. Ne veprojmë dhe sillemi me kujdes, sidomos në këtë kohë kur askush nuk mund të ketë prioritet tjetër përveç shëndetit publik”, tha Kurti./arbresh.info
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje