Kryeministri, Albin Kurti, i është përgjigjur kritikave të liderëve të opozitës, duke ironizuar me tematikat që shtjelluan gjatë fjalimeve të tyre për dialogun Kosovë-Serbi.
“Kjo seancë nuk ka të bëjë me takimin e të martës, por për dialogun e mëhershëm. Jemi në të njëjtin vend, të njëjtën kohë, por jeni në një seancë tjetër. Nuk jeni në seancën që e parasheh diskutimin për ecurinë e deritanishme. Po flisni për një pikë që nuk është. Duhet të kërkoni shmangie. Kjo seancë është që ne t’i nxjerrim mësimet tona nga gabimet e juaja. Edhe prandaj është raporti. Pra, 10 vjet dialog tuajin duhet ta trajtojmë për të nxjerrë mësime për të ardhmen. Po bëhet përmbledhje e gabimeve 10 vjeçare”, është shprehur Kurti.
Ai ka ironizuar me kritikat e liderit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj.
“S’mund të përmbush pritjet e PDK-së sepse jam zgjedhur për të kundërtën”, është shprehur Kurti.
Kurti komentoi edhe kritikat e shprehura nga lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
“U kërkua të vijmë me platformë. Nuk jam duke e vazhduar punën paraprake. Çfarëdo platforme për dialogun e ri para takimit është gabim. Kur e përpilon e pranon dialogun. Ju keni bërë kësi gabime dhe na keni pru në këtë situatë”, është shprehur Kurti.
Komente pati edhe për kritikat e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Mbroj interesin e Republikës së Kosovës, por flas edhe për palët kur jam në regjistrin e parimeve. Pse mos të flas edhe për palët që të etablojmë parimet. Nuk do të ja lë at pozicion vetëm ndërmjetësit. Kjo është hegjemoni e palës, kështu zhvillohet dialogu. Unë flas edhe për palët. Natyrisht që e mbroj interesin. Flas edhe për ata unë. Nuk jam duke i ikur dialogut mbi parime, të përgatitur mirë, po shkoj nëpër iniciativa rajonale dhe po akuzohem prej dikujt që dialogun ja pat lënë Presidentit. Nuk jam duke i ikur asnjë ballafaqimi”, është shprehur Kurti.
Para përfundimit, ai ka dhënë edhe një këshilli për opozitarët.
“Mos më akuzoni padrejtësisht, edhe mos harroni që s’harrojmë. Mos më rrëzoni edhe një herë, se mandej”, deklaroi Kurti./arbresh.info/
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...