Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka bërë të ditur se ish kryeministri Albin Kurti ka pranuar një letër ku ftohej të diskutojë me qeverinë aktuale për dialogun e ardhshëm me Serbinë.
Sipas Manxhukës, VV nuk i është përgjigjur kësaj ftese dhe nuk do të jenë pjesë e takimeve, pasi sipas tij, qeveria e re është krijuar nga votat e Listës Serbe.
“Në selinë qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! kemi pranuar një letër para dy ditësh ku ftohej Kryetari i LVV, Albin Kurti që të diskutojë me qeverinë aktuale për dialogun e ardhshëm me Serbinë. Një qeveri e varur dhe mundësuar nga votat e Listës Serbe dhe e formuar nga Thaçi e për të si dhe një qeveri që ia heq shtetit të Kosovës reciprocitetin me Serbinë nuk ka as kredibilitet as legjitimitet. Prandaj ne nuk i jemi përgjigjur asaj ftese sepse nuk do të jemi pjesë të këtyre takimeve”, tha ai./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...