Google ADS

Kurti i lumtur për marrëdhëniet diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, shpreson në thellimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe kulturor

19:17 | 1 Shkurt 2021
L G

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka përshëndetur zyrtarizimin e njohjes diplomatike të Kosovës nga Izraeli, njohje kjo obligative në kuadër të Marrëveshjes së Uashingtonit.

Kurti, me anë të llogarisë së tij zyrtare në ‘Twitter’ ka thënë se shpreson në thellim të bashkëpunimit të politikave me shtetin e Izraelit.

“E mirëpresim lajmin e mirë të zyrtarizimit të lidhjeve diplomatike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Izraelit. Shpresojmë në thellimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe kulturor”, ka deklaruar tutje kreu i VV’së.

Kosova dhe Izraeli sot kanë zyrtarizuar njohjen e ndërsjellë. Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gabi Ashkenazi është lajmëruar nga Jerusalemi në ceremoninë virtuale të zyrtarizimit të kësaj njohjeje.

Pas deklaratave ku ai dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla e kanë falenderuar e uruar njëri-tjetrin, Ashkenazi e ka zbuluar pllakën me mbishkrimin “Ambasada e Republikës së Kosovës në Jerusalem, Izrael”.

LEXO EDHE:

Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron për marrëdhëniet diplomatike me Izraelin – Arbresh.info

Të ngjashme