Google ADS

Kurti i kundërpërgjigjet Ramës pas deklaratës se KFOR-i duhet të marrë në kontroll veriun

21:31 | 28 Shtator 2023
E.G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur kryeministrit të Shqipërsië, Edi Rama i cili tha se KFOR duhet të marrë në kontroll veriun e Koosvës.

Kurti tha se kudo në Kosovë, e para përgjigjet policia e pastaj KFOR e EULEX.

Tutje, shefi i ekzekutivit ka thënë se kemi nevojë për patrullime të përbahskëta mes Policisë së Kosovës dhe KFOR-it në kufirin Kosovë-Serbi.

““Për propozimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama që KFOR-i të marrë kontrollin e veriut të Kosovës: “Ne kemi nevojë për patrulla të përbashkëta të policisë sonë dhe KFOR-it në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. E për sa i përket gjërave të tjera, kjo tashmë është vendosur. Kudo në Kosovë – e para që përgjigjet është policia jonë, pastaj EULEX-i dhe më pas KFOR-i. Dhe nuk mendoj se kjo formulë duhet ndryshuar”, ka thënë Kurti për “Hayat”, intervistë kjo e cila, siç raporton mediumi, do të publikohet e plotë të dielën, transmeton Arbresh.info.

Ndryshe, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një konferencë për ngjarjet sulmet në veri tha se KFOR-i duhet të marrë kontroll veriun e Kosovës duke thënë se këtë propozim e ka dhënë edhe në samitin e NATO-s.

““KFOR-i duhet të marrë në kontroll veriun. Çdo hezitim dhe vonesë dhe me argumentin e orëve të fundit se kemi apo jo trupa mund ta bëjë ndërhyrjen e nesërme të KFOR-it shumë më të madhe në trupa dhe vështirësi. Prandaj jam këtu sot dhe më vjen mirë që këtë e kërkon edhe Kosova KFOR-in në veri”, ka thënë kryeministri shqiptar, Edi Rama./Arbresh.info

Lexo edhe:

Rama: KFOR të marrë nën kontroll veriun e Kosovës

 

Të ngjashme