Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka folur për marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, dhe moszbatimin e tyre nga kjo e fundit.
Sipas Kurtit, Serbia është ajo që është tërhequr nga zbatimin i marrëveshjeve,
“ Nuk mund të kemi plan B, nëse nuk zbatohet plani A dhe nuk kemi mirëbesim të palëve. Është e vërtetë se u bënë një vit e gjysmë prej se ne kemi bërë marrëveshje në Bruksel, marrëveshja bazike së cilës më pastaj iu bashkëngjit edhe aneksi i zbatimit nga Ohri. Tash ne e respektojmë marrëveshjen, jemi të gatshëm që të zbatohet ajo, por nuk mund të kemi partneritet në zbatim përderisa ka mosrespektim.”, u shpreh Kurti në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Shefi i Qeverisë tha se Serbia duhet t’i kthehet marrëveshjeve, që sipas tij, kjo i duhet për zbatimin e tyre.
Ai theksoi se është i interesuar që marrëveshjet të zbatohen më përpikëri, por këto marrëveshje “në zemër të tyre duhet ta kenë njohjen reciproke”.
“Në dhjetor të vitit të kaluar ish- kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq praktikisht me letër publike dhe zyrtare. 27 së BE është tërhequr në emër ët Serbisë nga marrëveshja bazike. Pra Serbia duhet të kthehet në marrëveshje, ta respektojë atë në mënyrë që ta zbatojmë. Në kuadër të kësaj marrëveshjeje janë edhe 39 marrëveshje të mëhershme që pararendësit e mi i kanë bërë në Bruksel. Unë jam shumë i interesuar, përveçse i gatshëm që t’i zbatojë ato me përpikëri dhe përkushtim në mënyrë që të normalizohen marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat në zemër të tyre duhet ta kenë atë që e ka quajtur presidenti Biden njohje reciproke, ku Kosova e njeh Serbinë se Serbia e njeh Kosovën”, tha mes të tjerash ai.
Ndryshe, Kurti gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku atje është i ftuar si kryeministër i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, për të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike, e cila nis sot dhe zhvillohet në Çikago./Arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...