Google ADS

Kurti: I jemi mirënjohës Japonisë, mikut të domosdoshëm të Kosovës

20:44 | 27 Shtator 2022
E.H

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ndodhet në Japoni për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-kryeministrit Shinzo Abe.

Me anë të një postim në Twitter, Kurti ka shkruar se Kosova është mirënjohëse Japonisë, për mbështetjen e vazhdueshme, teksa ka falënderuar Grupin Parlamentar të Miqësisë Japoni- Kosovë për kontributin në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Grupi Parlamentar i Miqësisë Japoni- Kosovë ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në marrëdhëniet mes vendeve tona, për të cilin falënderova kreun e grupit Shionoya Ryu. I jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë, mikut dhe partnerit të domosdoshëm të Kosovës”, ka shkruar Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme