Sot është mbajtur protesta e qytetarëve serbë, e cila u mbajt në sheshin “Car Llazar”, në afërsi të urës së Ibrit në Mitrovicë të Veriut.
Protesta u mbajtë nga pjesëtarë të komunitetit serb, të cilët kundërshtuan hapjen e urës për trafik.
Lidhur me këtë ka reaguar Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ku ka njoftuar se Komuna e Mitrovicës së Veriut nesër në orën 11:00 do të organizojë takim në Kuvendin Komunal me qytetarë, aktivistë dhe media lokale.
“Komuna e Mitrovicës së Veriut nesër prej orës 11:00, në hapësirat e Kuvendit Komunal, organizon takim dhe bashkëbisedim me qytetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të mediave lokale me temën “Bashkëpunimi ndëretnik, këshillim komunal për siguri në bashkësi, bashkëpunimi në mes të institucioneve dhe shoqërisë civile”, shkruan Kurti.
Tutje, Kurti ka bërë thirrje që të marrin pjesë bashkëqytetarët e komunitetin serb, me qëllim të njoftimit mbi përfitimet nga hapja e urës dhe të shprehin shqetësimet e tyre
“I ftoj bashkëqytetarët tanë të komunitetit serb që të marrin pjesë në këtë diskutim të përbashkët në të cilin do të mund të njoftohen mbi përfitimet nga hapja e urës dhe të shprehin shqetësimet e tyre të cilat do të trajtohen nga përfaqësuesit tanë institucionalë dhe institucionet e vendit”, shkruan tutje Kurti.
Ndër të tjerat, Kurti ka thënë se Urës së Ibrit, padrejtësisht i është dhënë epiteti i ndasisë.
“Për shumë gjatë Ura e Mitrovicës mbi Ibër na ka mbajtur në distancë. Asaj padrejtësisht i është dhënë epiteti i ndasisë dhe marrëdhënieve jonormale. Urat na bashkojnë, e bashkë le ta bëjmë atë simbol të normalizimit”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...